Vrau kamarierin, dënohet me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushi

23 Janar 2025, 16:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau kamarierin, dënohet me 17 vite burg në mungesë Erjon

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushin nga Pogradeci, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje kjo e ndodhur më 2 Tetor të vitit 2021 në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit.

Krimi ndodhi pas një sherri mes tyre. Erjon Llapushi ishte ulur në një tavolinë prej 4 personash bashkë me një shokun e tij, e cila ishte e rezervuar për 4 persona të tjerë.

Një prej kamarierëve thirri kryekamarierin Gazment Kurmaku, i cili ia bëri me dije këtë gjë dhe i kërkoi që të lëvizini nga ajo tavolinë dhe të dilnin në një tjetër ambient ku mund të qëndronin vetëm dy persona.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Erjon Llapushit dhe vetëm pas disa sekondash përplasje verbale, ai mori thikën dhe e goditi Gazment Kurmakun, teksa pas krimit u arratis në drejtim të paditur dhe ende nuk është gjetur. Kryekamarieri Gazment Kurmaku ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit nga Erjon Llapushi.

Erjon Llapushi konsiderohet si një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri dhe është pjesë e listës së më të kërkuarve. Pak ditë më parë, RENEA i ushtroi kontroll në banesë gjatë një operacioni.

 

Po ndodh...

ide