Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 32-vjeçarit Hazbi Velsula, i cili akuzohet si autor i vrasjes me thikë të kushëririt të tij Selim Velsula, 65 vjeç, krim i regjistruar të mërkurën në fshatin Xibër-Murriz të Klosit
Mësohet se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë para togave të zeza për motivin e krimit, duke kërkuar prani të avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit.
Sipas autoriteteve policore, para se të vritej 65-vjeçari, dy kushërinjtë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Pas krimit, Hazbi Velsula kishte shkuar në banesën e të vëllait në zonën e Alliasit në Tiranë, ku edhe u arrestua nga Policia.
“Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit Hazbi Velsula dhe Selim Velsula fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi Hazbi Velsula e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Selim Velsula, duke i shkaktuar vdekjen.
Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Hazbi Velsula, 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.” – njoftoi Policia.
Viktima jetonte prej vitesh në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00 të 11 Qershorit, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat.
Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, viktima ishte kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë. Në ato momente kushëriri i tij, 32-vjeçari Hazbi Velsula, i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër, i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë “ hajde se kam një muhabet”.
Më pas janë konliktuar fizikisht dhe e ka sulmuar me thikë duke e goditur disa herë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke u arratisur.
Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.
Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “Kam vrarë një person me thikë”. Ka qenë motra e autorit, ajo e cila ka njoftuar më pas Policinë duke i rrëfyer krimin e të vëllait.
Ende nuk dihen motivet konkrete të këtij krimit dhe arsyet e konfliktit mes dy kushlrinjëve.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




