Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:23 / AKTUALITET

Lihet në masën e sigurisë “arrest në burg” Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri.
Prokurorja e çështjes dhe gjyqtari Gentian Sallahu ia komunikuan masën e sigurisë në Spitalin e Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.
Braçellari akuzohet për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4 qershor, gjatë operacionit të ndërmarrë për arrestimin e tij.
I fshehur në stanin e tij, në momentin që ka konstatuar efektivët e policisë, ai dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre.
Një ditë para organizimit të operacionit, policia kishte marrë informacion në rrugë operative se Braçellari kishte zbritur nga mali dhe kishte qëndruar për disa orë në fshatin Lozhan.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128