Zbardhen detaje nga lëndimi i 29-vjeçarit në Korçë/ Ndodhi pas sherrit me vjehrrin dhe bashkëshorten

8 Shkurt 2025, 09:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen detaje nga lëndimi i 29-vjeçarit në Korçë/

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e një 29-vjeçari ditën e djeshme në Korçe.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale K.R., është vetëplagosur me thikë, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij. Theksohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin.

Në vijim të informacionit paraprak  të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar  me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...