Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ 41-vjeçari u ekzekutua me armë nga bashkatdhetari, dyshohet për prishje të pazareve të drogës

22 Maj 2025, 17:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi/

Altin Arapaj është 41-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në mes të vreshtave në zonën e Rafinës në Greqi.

Dyshohet se shqiptari u vra nga bashkatdhetari i tij, i cili ka qenë i afërm me viktimën.

Sipas informacioneve paraprake motiv i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.

Siç raportojnë mediat greke Altin Arapaj është emër i njohur për policinë greke, pasi ai është përfshirë në të kaluarën në vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe shitblerjen e lëndëve narkotike.

Mediat fqinje raportojnë se pasi ishte qëlluar me armë zjarri, shqiptari kishte telefonuar bashkëshorten e tij 36-vjeçares, të cilës i kishte thënë vetëm se ishte qëlluar nga një miku i tij.

36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit “Find my iPhone”, nga ku gjeti pas disa orësh vendndodhjen e celularit të tij. Së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike, ata shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por shqiptari nuk u gjet.