Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën

11 Dhjetor 2024, 18:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102

Policia e Shtetit zbardh listën e 102 nga 290 kandidatët që aplikuan për 48 vëndet e reja në krye të Komisariateve.

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.

Gjatë fazës së  aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin.

Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar). 

“Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Janë në total 48 komisariate dhe priten 48 emërime nga kryepolici Ilir Proda. Komisioni përbëhej nga kryetarja Alma Përmeti, Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari si anëtare, teksa lista mban datën 11 Dhjetor (sot), pas përfundimit të konkursit.

Mbi 70 pikë kanë mundur të marrin 2 nga 9 gratë në garë, Vera Vasia dhe Alda Prela.

Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128