“Zbardhet” malësia e Shqipërisë, dëbora e dendur mbulon juglindjen
30 Nëntor 2024, 10:39 / AKTUALITET
Reshjet e dëborës mbulojnë zonat malore ne Librazhd.
Trashësia e dëborës është rreth 10-15 cm, ndërsa temperaturat shkojnë -2.
Rrugët aktualisht janë të kalueshme, teksa policia këshillon drejtuesit e mjeteve për lëvizje në këto zona me zinxhirë apo goma dimërore
Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.
Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128