Zbulohen lëvizjet e autorëve/ Tre persona zbritën nga ‘Audi’ dhe hapën zjarr ndaj berberhanes, i pranishëm dhe një polic

2 Shkurt 2026, 08:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen lëvizjet e autorëve/ Tre persona zbritën nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur  30-vjeçari, Sokol Daci, pronari i berberhanes.

Mësohet se brenda në ambientin e biznesit në fjalë kanë qënë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.  Dyshime të reja janë ngritur mbi shënjestrën, teksa mendohet se objektiv i sulmit me armë nuk ka qënë  Sokol Daci por persona të tjerë që kanë qënë brenda, ku mendohet të ketë qënë një nga nipërit e Nikulajve, i cili dyshohet se po qethej në momentin e ngjarjes.

 Dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë mbërritur në fshatin Rrilë të Lezhës me një mjet tip “Audi”, dhe pasi kanë dalë nga makina, kanë qëlluar në drejtim të berberhanes, duke lënë të plagosur Sokol Dacin, i cili ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Sokol Daci, i njohur edhe si berber Coli, tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të qendrueshme, ai nuk rezulton të ketë precedent penale dhe nuk njihet si problematik në zonë.

Kush është fisi Nikualj?

Kujtojmë se në korrik të vitit 2023, në Balldre të Lezhës u qëllua për vdekje me armë zjarri 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj, pista kryesore e ngritur në atë kohë ishte se vrasja ishte e lidhur me gjakmarrjen, për shkak se fisi Lekstakaj ka qenë në konflikte të vazhdueshme dhe në hasmëri me fisin Nikulaj.

Një konflikt ky i nisur në 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt, Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Nikulaj, Pëllumb Nikulaj, bashkë me Fran Qulajn, punonin në një pikë karburanti. Një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj ka shkuar për të furnizuar makinën aty dhe në një moment punonjësit kanë nisur të debatojnë debatuar me drejtuesin. Debati ka ndodhur me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit, 5 mijë lekë të vjetra. Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre është rikthyer i armatosur disa minuta më vonë duke qëlluar në drejtim të karburantit.

Po ndodh...

ide