Zbulohet emri i autorit të vrasjes së Erjon Xhenjës, në kërkim dhe dy të tjerë

22 Shtator 2022, 18:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet emri i autorit të vrasjes së Erjon Xhenjës, në

Bajram Çekorja është personi i dyshuar si autor i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenja mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Çekoren ndërsa dyshohet se edhe dy të tjerë janë të implikuar në vrasje, të cilët janë shpallur në kërkim gjithashtu.

Sipas ekspertëve të grupit hetimor, Policia e Shkodrës është pranë identifikimit të autorit të kësaj ngjarje, dhe nga ana e hetuesve priten edhe përgjigjet e analizave laboratorike për të gjetur edhe gjurmët e gishtave pranë pistoletës e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa flitet për përplasje mes bandave që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

 

Po ndodh...