Zbulohet një “fole” prostitucioni në Durrës, arrestohen 2 shtetas të huaj, procedohen 4 të tjerë

Një rast i shfrytëzimit për prostitucion është zbuluar në Durrës, ku dy apartamente të marra me qira në zona të ndryshme të qytetit dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Si rezultat, është arrestuar një 52-vjeçare nga Armenia, e dyshuar si organizatore e aktivitetit, ndërsa një 22-vjeçare nga Peruja dhe tre shtetas shqiptarë janë proceduar penalisht për veprën penale të prostitucionit.
Ngjarja u evidentua në zonën e Vollgës (lagjja nr. 1) dhe në zonën e Plazhit (lagjja nr. 13). Sipas hetimeve, ambientet ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe shfrytëzoheshin nga shtetase të huaja.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pasaporta, shuma parash, karta telefoni dhe shënime, të cilat po analizohen në funksion të hetimit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128