Zbulohet një laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë
6 Nëntor 2025, 19:25 / AKTUALITET

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët. Operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane.
Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë: Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella, dhe Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari. Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto.
Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
