Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Selanik, arrestohet shqiptari e greku

Një 35-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar nga Shqipëria u arrestuan nga efektivët e Policisë së Paionisë, në Selanik, nën akuzën e kultivimit, trafikimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
Pas veprimeve të koordinuara, u zbulua një hapësirë e projektuar posaçërisht me 75 bimë marijuane, të kultivuara në vazo për fidanishte, të vendosura në një banesë të përdorur nga të arrestuarit në një zonë të Selanikut.
Gjatë hetimit u gjetën dhe u konfiskuan pajisjet e përdorura për kultivimin e tyre, si dhe dy kamera sigurie. Gjithashtu, të fshehura në furrën elektrike dhe në ambiente të tjera të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar shtatë pako marijuane, me peshë totale 2 kg e 349 gramë, si dhe dy pako me kanabis çokollatë me peshë 68 gramë. Në një banesë tjetër që përdorej në Selanik, u gjetën dhe sekuestruan 49 gramë marijuanë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2 automjete, 980 euro dhe 2 celularë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
