Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtoi sot kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me objekt “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ, në zbatim të vendimit nr. 209, datë 11.12.2024 “Për miratimin e raportit mbi gjetjet pas vlerësimit të regjistrimeve filmike gjatë implementimit të votimit elektronik në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi të rrisë sanksionin administrativ gjobë, nga 3000 në masën 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit.
Në raport ishin të përfshira të detajuara nga vëzhgimet e kamerave në qendrat e votimit, shkeljet e dokumentuara të operatorëve për çdo QV të veçantë. Në përfundim raporti jepte edhe rekomandime për përmirësimin e procesit.
-
Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike
24 Janar, 15:26 -
Pritshmëritë për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi
24 Janar, 15:24
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


