Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Berisha u jep afat 2 ditë kohë kandidatëve të pavarur: Do të konsiderojmë me seriozitetin më të madh ata që…

Në përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së PD, ku u diskutua lidhur me kandidaturat që opozita do të vendosë për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 Bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, kryedemokrati Sali Berisha tha se PD do të konsiderojë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur që do të tregojnë interes për këto zgjedhje.
“PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare”, tha Berisha.
Gjithashtu kreu i PD-së, tha se u ka dhënë kohë dy ditë kandidatëve të pavarur që të shprehin interesin e tyre për të garuar.
Pyetje: Edhe sa kohe do i prisni?
Berisha: Dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
