Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 22:00 / AKTUALITET

Një shkëndijë elektrike në panelin elektrik të një banese ka rrezikuar djegien e plotë të saj, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Sipas informacioneve paraprake, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse sapo kanë konstatuar flakët dhe tymin që dilte nga paneli elektrik.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e shpejtë të vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në pjesët e tjera të banesës.
Fatmirësisht, zjarri është neutralizuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale, megjithatë bloza dhe tymi kanë përfshirë të gjitha ambientet e shtëpisë, duke dëmtuar mobilie dhe sende të ndryshme shtëpiake.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Nga Azgan Haklaj
Gen Z
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128