Zjarr në Sheqisht të Patosit/ Flakët shpërthejnë gjatë procesit të bashkimit të tubave plastikë
20 Qershor 2025, 14:06 / AKTUALITET

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Sheqisht të Patosit.
Flakët kanë shpërthyer gjatë procesit të bashkimit të tubave plastikë, që po përdoreshin në kuadër të një investimi të Bordit të Kullimit për të marrë ujë nga kënetat e Roskovecit, me qëllim vaditjen e tokave bujqësore.
Si pasojë e temperaturave të larta dhe materialit të ndezshëm, tubat janë përfshirë nga zjarri, i cili është përhapur me shpejtësi, duke mbuluar zonën me re të dendura tymi të zi.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilët bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


