Zjarret shkrumbojnë shtëpitë në dy fshatra të Gramshit, dyshohet për një viktimë të dytë dhe disa të lënduar të tjerë
Situata alarmante po mbizotëron në zonat rurale në bashkinë e Gramshit edhe gjatë orëve të vona, pasi zjarret janë ende aktivë.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas konfirmohet se janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë pas vetëm hi, pluhur dhe dëshpërim për banorët që humbën gjithçka.
Fatkeqësisht, është konfirmuar humbja e jetës së një personi, ndërsa një tjetër dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë gjithashtu. Disa banorë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përhapjes së flakëve.
Rreziku nuk është zhdukur, përkundrazi, zjarri vazhdon të përparojë dhe kërcënon fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snosëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në terren, por përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thepisur, mungesës së infrastrukturës dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, pasi temperaturat mbeten të larta.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti dhe forcat e specializuara për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
