
Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike

22 Janar 2025, 18:21 / AKTUALITET
Zjarr në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës.
Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll flakët pasditen e sotme (22 Janar).
Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka lëndime. Nga zjarri i rënë është stakuar energjia elektrike në gjithë lagjen. Sipas zjarrfikësve, nuk ka dëme në njerëz dhe familjarët janë evakuuar shpejt, duke njoftuar policinë.
Po sipas zjarrfikësve, vatra mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo edhe zjarrit të oxhakut që kishte në banesë për ngrohje. Në zonë është errësirë, pasi mungon energjia elektrike. Efektivët e policisë së shtetit në ndihmë të zjarrfikësve, ashtu si dhe disa banorë të zonës.
-
-
“Nuk largohem nga Liverpool, ky është klubi im”
22 Janar, 17:56

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128