“Zonja e re”, Juventusi në top 10 ekipet me moshën më të ulët mesatare

Pseudonimin e ka “Zonja e Vjetër”, por ky është një term që për Juventusin e Tiago Motës mund edhe mos përdoret. Më shumë se sa i vjetër, ky Juventus është i ri.
Ardhja e Tiago Motës sigurisht që ka sjellë shumë ndryshime në krahasim me trajnerët e mëparshëm. Projekti i ri i Juventusit ka përfshirë disa lojtarë të rinj si nga merkato ashtu edhe nga grupi Next Gen (Mbangula, Savona), si dhe Kalulu e Konseisao që janë disa nga emrat që kanë kontribuar për ta bërë Zonjën ekipin e dytë më të ri në Serinë A.
Ekipi bardhezi, në fakt, regjistron një moshë mesatare në fushë prej 24.3 vjetësh, e cila tregon se si kursi i ri është projektuar gjithnjë e më shumë drejt së ardhmes. Por nëse në Itali është skuadra e dytë me moshën mesatare më të ulët, në Europë, Juventusi i Tiago Motës futet në 10 skuadrat më të reja në Europë.
“Zonja” mban pikërisht vendin e 10-të. Por kush i mban vendet e tjera? Në krye të renditjes është Salsburgu me një moshë mesatare prej 21.3-vjeçësh, një diferencë e frikshme në raport me skuadrat e tjera. PSG-ja renditet e dyta, ndërsa në podium qëndron edhe Çelsi. Në vendin e katërt është Parma, skuadra tjetër italiane në këtë listë që ndiqet nga Monako, Barcelona, Eintraht Frankfurt, Valencia e Shtutgarti, për t’u mbyllur më pas me Juventusin që konfrimon edhe njëherë se ka një projekt ku i beson të rinjve.

Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

