
Tërmet pas ceremonisë së “Oscar”-it, lëkundjet sizmike godasin Hollywoodin

Teksa sytë e të gjithëve ishin tek çmimet “Oscar” dhe tek fituesit e tyre, një termët me magnitudë 3.9 goditi Hollywoodin. Epiqendra ishte vetëm disa kilometra larg vendit ku u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Dolby.
Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Hollywood-in teksa disa nga yjet më njohur të globit filluan të festojnë pas ndarjes së çmimeve Oscar.
Epiqendra e tërmetit u llogarit në North Hollywood, vetëm disa kilometra larg vendit ku u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Dolby.
Ai ra pak pas orës 22:00 me orën lokale, ndërsa të famshëm po mblidheshin në festën e famshme të Vanity Fair.
Në zonë pati shkëputje të menjëhershme të energjisë elektrike, dhe qytetarë të shqetësuar.
Disa e përshkuan si shumë të fortë.
Emma Vardy tha se ajo ishte duke rregulluar grimin e saj përpara disa filmimeve të fundit të Oscar kur ra tërmeti.
Kam ndjerë shumë tërmete gjatë dy viteve të fundit në Los Anxhelos, por aktualisht jam në katin e 15-të të qendrës sonë mediatike në Hollywood, të ndjesh një ndërtesë të asaj madhësie që lëviz si pelte është një përvojë shumë drithëruese, tha gazetarja.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA i cili gjurmon ngjarje të tilla, tha se tërmeti u ndje me kilometra në të gjithë Los Anxhelosin.
Nuk kishte asnjë alarm për cunami si pasojë e tërmetit.
Por është në mesin e mbi 40 të tjerëve që kanë goditur Kaliforninë Jugore që nga fillimi i marsit.
Ata nuk kanë shkaktuar dëme, sepse kanë qenë të vegjël, por lëvizja e pllakave tektonike mbetet e paparashikueshme.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128