110-vjeçarja voton në zgjedhjet amerikane: Kam besim te Harris
Në moshën 110-vjeçare, Viola Ford Fletcher, e mbijetuara më e vjetër e Masakrës së Tulsës, sot hodhi votën e saj në Oklahoma për Zëvendës-Presidenten Kamala Harris. “Është shumë e rëndësishme të votosh dhe për këtë unë ndjehem shumë mirë,” tha Fletcher, e cila është një nga votueset më të vjetra në shtetin e saj.
Fletcher, e shoqëruar nga nipërit e saj, Ike Howard dhe Tracey Flemons, votoi në një qendër votimi në Tulsa, në një dhomë të quajtur “Greenwood” — emri i lagjes së zeze që u shkatërrua gjatë masakrës racore. Greenwood, e njohur si “Wall Street-i i Zi”, ishte vendi i një nga momenteve më të tmerrshme të dhunës racore në historinë e SHBA-së..
Lesie Benningfield Randle, një tjetër e mbijetuar nga ajo masakër, tashmë në moshën 109-vjeçare votoi javën e kaluar me postë për Harris. “Nuk e di edhe sa jetë do të kem.
Kjo mund të jetë vota ime e fundit dhe jam e lumtur që ja dhashë Kamala-s. Unë kam 5 fëmijë dhe më shumë se 20 nipër e mbesa. Zëvendëspresidentja Harris është më e aftë për të ndërtuar kombin ashtu siç unë dua që ata ta trashëgojnë”, tha 109-vjeçarja.
103 vite më parë, qyteti i Tulsës në Oklahoma do të goditej nga një prej akteve më mizore më bazë diskrimin racor në historinë e Shteteve të Bashkuara. Një turmë të bardhësh dogji dhe rrafshoi çdo godinë në atë që njihej si qendra e biznesit të këtij qyteti, duke lënë pas 300 të vrarë mes komunitetit afrikano-amerikan. Para masakrës, në distriktin Greenwood, në të ashtuquajturin Wall Street-i i Zi, jetonte një prej komuniteteve më të pasura të biznesit afrikano-amerikan në vend.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128