Administrata Trump po shqyrton embargon e plotë të energjisë ndaj Kubës për të rrëzuar regjimin

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së një embargoje të plotë ndaj importeve të naftës për Kubën, si pjesë e strategjive të mundshme për të ndryshuar regjimin në vendin e Karaibeve, raporton Politico, duke cituar tre burime të njohura me planet e qeverisë.
Edhe pse ende nuk është marrë një vendim për miratimin e masës, disa kritikë të qeverisë kubane brenda administratës së Trump-it e mbështesin këtë hap, ndërsa sipas Politico, përkrahja i jepet edhe nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Bllokimi i transportit të naftës drejt Kubës do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm pas vendimit të Trump për të bllokuar naftën nga Venezuela. Megjithatë, brenda qeverisë amerikane ka debate se sa i domosdoshëm është ky hap, pasi mungesa e naftës nga Venezuela ka rënduar ndjeshëm ekonominë kubane, dhe një embargo totale mund të shkaktojë një krizë humanitare.
“Diskutimet tregojnë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë zyrtarët e administratës Trump ndaj qeverive të Amerikës Latine që i konsiderojnë kundërshtare,” thekson Politico.
Një nga burimet që ka njohuri për planet, thekson: “Energjia është arma që do të rrëzojë regjimin.” Administrata e Trump e konsideron rrëzimin e qeverisë komuniste kubane, e cila është në pushtet që nga revolucioni i vitit 1959, si një ngjarje që “do të ndodhë 100% në 2026.”
Sipas burimeve, ky hap mund të mbështetet ligjërisht nga ligji amerikan LIBERTAD i vitit 1994, i njohur si ligji Helms-Burton, që legjitimon embargon ndaj tregtisë dhe transaksioneve financiare me Kubën.
Kuba importon rreth 60% të nevojave të saj për naftë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Deri kohët e fundit, vendi mbështetej kryesisht tek Venezuela, por administrata Trump ka nisur të bllokojë disa transportime nafte. Sot, roli i furnizuesit kryesor i takon Meksikës, megjithëse sasia e importuar nuk mjafton për të mbuluar plotësisht deficitin energjetik në rritje të Kubës.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
