Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy karabinierë në moshë të re
7 Prill 2024, 11:19 / BOTA

Dy karabinierë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në provincën e Salernos.
Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna.
Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri Domenico Ferraro, 27 vjeç, të dy me origjinë nga Pulia, në detyrë në stacionin Campagna.
Gjithashtu, në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë që udhëtonin në makinat e tjera, mes të cilëve dhe një karabinier i tretë.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128