“Akuza të rreme”, Netanyahu mohon goditjen e forcave të OKB nga ushtria izraelite

14 Tetor 2024, 23:37 / BOTA ALFA PRESS

“Akuza të rreme”, Netanyahu mohon goditjen e forcave të
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar se trupat izraelite kanë shënjestruar qëllimisht paqeruajtësit e UNIFIL në Liban.

Ai tha se akuzat – të cilat janë bërë nga OKB-ja, Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, ndër të tjera – ishin “plotësisht të rreme”.

Netanyahu përsëriti thirrjen që paqeruajtësit të tërhiqen nga zonat e luftimit, pavarësisht se ata veprojnë në zonën nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me direktivën për të lehtësuar paqen.

Ai tha se ushtria bëri të pamundurën për të shmangur dëmtimin e personelit të UNIFIL, ndërsa godiste luftëtarët e Hezbollahut.

Po ndodh...

ide