Alarm në Greqi, dhjetëra shkolla marrin mesazhe kërcënuese për bomba
29 Maj 2024, 09:06 / BOTA

E-maile masive me kërcënime me bombë u dërguan mëngjesin e sotëm në dhjetëra shkolla në Atikë të Greqisë.
Mesazhet kërcënuese paralajmërojnë vendosjen e bombës dhe i drejtohen të paktën 35 shkollave në zona të ndryshme.
Siç ankohen zyrtarët e shkollës, të gjithë kanë marrë të njëjtin email.
Edhe pse vlerësohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë, policia po procedon me inspektimin vizual të shkollave specifike nga Aksioni i Menjëhershëm, ekipi i DIAS-it ose çdo makinë patrullimi që ndodhet pranë zonës.
Njëkohësisht, nga Prokuroria e Krimeve Elektronike po vijon hetimet për verifikimin e dërguesit të mesazheve elektronike, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

