
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Marco Rubio: SHBA-të të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.
“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.
Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128