Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin e tij

5 Tetor 2025, 08:46 / BOTA ALFA PRESS

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit,

Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Maqedonia” të Selanikut, në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet rumune.

Sipas burimeve nga policia grekeautoritetet e Rumanisë kërkojnë ekstradimin e 74-vjeçarit për të vuajtur një dënim të dhënë për disa vepra penale të rënda, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, marrje ryshfeti dhe  pastrim parash.

Arrestimi u krye në një hapësirë të jashtme të aeroportit të Selanikut, gjatë pasdites së së shtunës.

Aktualisht, Oprescu ndodhet në paraburgim, ndërsa të hënën pritet të paraqitet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut, ku do të nisin procedurat gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit të paraqitur nga autoritetet rumune.

 

Po ndodh...

ide