Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Reuters: Hamasi i përgjigjet pozitivisht propozimit të SHBA për armëpushim

Hamasi njoftoi se i ishte përgjigjur pozitivisht propozimit për armëpushim të paraqitur nga i dërguari special i Presidentit të SHBA së Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, duke shtuar se propozimi duhet të çojë në një përfundim të luftës, një kërkesë që ende konsiderohet si një “vijë e kuqe” për Izraelin.
Në një deklaratë, organizata palestineze konfirmoi se, sipas marrëveshjes, synon të lirojë dhjetë pengje të gjalla dhe tetëmbëdhjetë trupa, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli, një marrëveshje që është në përputhje me propozimin e Witkoff.
Hamasi deklaroi se “ky propozim synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare për popullsinë dhe familjet tona në Gaza”.
“Lëvizja Islamike e Rezistencës (Hamas) paraqiti sot përgjigjen e saj ndaj propozimit të fundit nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff drejtuar palëve ndërmjetësuese”, tha Hamasi në një deklaratë sipas Reuters.
“Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhjetë të burgosur të gjallë të pushtimit izraelit që mbahen, do të lirohen, plus kthimi i 18 trupave, në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli” , shtoi ai.
Përgjigja erdhi pas një raundi konsultimesh kombëtare, sipas organizatës. Edhe pse deklarata nuk përmendi ndryshime specifike në plan, një zyrtar palestinez me njohuri për negociatat i tha Reuters se Hamasi po kërkon disa modifikime, pa mohuar tonin e tij pozitiv.
Zyra e Kryeministrit izraelit nuk ka komentuar ende për këtë zhvillim të ri. Më herët këtë javë, media izraelite raportoi se Benjamin Netanyahu i kishte informuar familjet e pengjeve se Izraeli e kishte pranuar propozimin e Witkoff, megjithëse zyra e kryeministrit refuzoi ta konfirmonte zyrtarisht atë në atë kohë.
Dallimet e thella midis Izraelit dhe Hamasit kanë penguar përpjekjet e mëparshme për të rivendosur armëpushimin që u prish në mars.
Izraeli këmbëngul në çarmatimin e plotë dhe shpërbërjen e Hamasit si një entitet ushtarak dhe administrativ, si dhe në kthimin e të 58 pengjeve që mbahen ende në Gaza.
Hamasi refuzon të dorëzojë armët dhe kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza dhe një angazhim për t’i dhënë fund luftës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


