Bloomberg: Trump kërkon që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qëndruar në Bordin e tij të Paqes

17 Janar 2026, 23:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Bloomberg: Trump kërkon që shtetet të paguajnë 1 miliard

Administrata Trump po u kërkon vendeve që duan një vend të përhershëm në Bordin e tij të ri të Paqes të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë.

Sipas një draft-karte për grupin e propozuar, të parë nga Bloomberg, Presidenti Donald Trump do të shërbente si kryetari i parë i bordit dhe do të vendoste se cilat vende ftohen të bëhen anëtare. Vendimet do të merreshin me shumicë votash, ku çdo shtet anëtar i pranishëm do të kishte një votë, por të gjitha do të ishin subjekt i miratimit të kryetarit.

“Çdo Shtet Anëtar do të shërbejë një mandat jo më të gjatë se tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Karte, me mundësi rinovimi nga Kryetari. Mandati trevjeçar i anëtarësimit nuk do të zbatohet për Shtetet Anëtare që kontribuojnë më shumë se 1,000,000,000 USD në fonde cash për Bordin e Paqes brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës,” thuhet në draft./Bloombeg

Po ndodh...

ide