
Blue Origin i Jeff Bezos dërgon raketën e parë në hapësirë

Nëse misioni shkon siç është planifikuar, New Glenn pritet të arrijë në orbitë, diçka që kompania hapësinore, e themeluar në vitin 2000 , do të arrijë për herë të parë.
The NG-1 countdown clock is proceeding. The three-hour launch window opens at 1 a.m. EST (0600 UTC).
Live webcast begins here 20 minutes before launch.https://t.co/wDtmxoDKRs
— Blue Origin (@blueorigin) January 16, 2025
“ Çdo gjë përtej kësaj është një bonus”, ka thënë tashmë David Lieb, president dhe CEO i Blue Origin.
Në bagazhin e ngarkesave të New Glenn është prototipi i parë i automjetit Blue Ring të Blue Origin, një anije kozmike e manovrueshme që kompania planifikon t’ia shesë Pentagonit dhe klientëve komercialë për satelitët e misioneve të sigurisë kombëtare dhe shërbimit.
We did it! Orbital. Great night for Team Blue. On to spring and trying again on the landing. (Here is another view!) pic.twitter.com/3AZGfkXQvB
— Dave Limp (@davill) January 16, 2025
Edhe pse kompania ka marrë turistët për disa minuta në hapësirë me raketën e saj New Shepard prej vitesh, ajo ende nuk ka bërë një fluturim të vetëm në orbitë. Me New Glenn, i cili është shumë më i fuqishëm, ajo aspiron të hyjë në një treg të ri, atë të hedhjes në orbitë të satelitëve komercialë dhe hapësinorë, por edhe të anijeve kozmike dhe astronautëve.
Ajo kërkon të konkurrojë me SpaceX, e cila është në pronësi të një tjetër miliarderi amerikan, Elon Musk, dhe aktualisht dominon tregun me raketat e saj Falcon 9 dhe Falcon Heavy, duke zhvilluar gjithashtu raketën më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.
Ajo raketë, e quajtur Starship, është planifikuar gjithashtu të kryejë sot, nëse e lejojnë moti, fluturimin e saj të shtatë testues, i cili u shty dje, të mërkurën.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128