Bombardimet ruse të rrjetit elektrik, Ukraina njofton kufizime të energjisë!

9 Dhjetor 2025, 19:35 / BOTA ALFA PRESS

Bombardimet ruse të rrjetit elektrik, Ukraina njofton kufizime të

Ukraina njoftoi se do të vendosë kufizime shtesë në konsumin e energjisë elektrike, për objektet që nuk konsiderohen “jetike”, ndërsa përpiqet të riparojë infrastrukturën energjetike të dëmtuar nga sulmet ruse.

Lajmin e dha sot (9 dhjetor), kryeministrja Yulia Svirydenko.

Autoritetet do të ngushtojnë listat e objekteve të përshtatshme për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Ata do të lejojnë importet e energjisë për kompanitë shtetërore, tha Svirydenko, në një postim në X.

Pothuajse çdo ditë Rusia bombardon jo vetëm qendrat e banuara dhe ushtarake ukrainase, por edhe rrjetin energjetik dhe sektorët strategjikë të saj.

 

Po ndodh...

ide