Dëbora ‘paralizon’ për të dytën ditë radhazi Gjermaninë, anulohen sërish udhëtimet

18 Janar 2024, 12:15 / BOTA ALFA PRESS

Dëbora ‘paralizon’ për të dytën ditë

Reshjet e dendura të borës dhe akulli kanë bllokuar udhëtimin ajror, të makinave dhe trenave në Gjermani prej dy ditësh.

Në aeroportin e Frankfurtit, qendra më e madhe e Gjermanisë, më shumë se 300 nga pothuajse 1000 mbërritjet dhe nisjet e planifikuara u anuluan në mëngjes, sipas një zëdhënësi.

Bllokimi i trafikut të krijuar në autostradat në Gjermaninë qendrore, do të zgjasë, sipas policisë gjermane.

Trenat nga Parisi u anuluan përsëri, tha operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn, ndërsa shtoi se edhe për udhëtime të tjera me tren, mund të ketë ndërprerje të herëpashershme për shkak të motit.

 

 

Po ndodh...