Pezullohen fluturimet pas detektimit të dronëve në pistë, aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos raportojnë bllokimin e rreth 20 mijë pasagjerëve

Një incident i pazakontë ka shkaktuar kaos ajror në Europën Veriore, pasi aeroportet kryesore të Danimarkës dhe Norvegjisë u detyruan të mbylleshin për disa orë mbrëmjen e së hënës, për shkak të dronëve të paidentifikuar të parë pranë pistave të uljes dhe ngritjes së avionëve.
Policia daneze njoftoi se dy dronë të mëdhenj u raportuan duke fluturuar në zonën përreth Aeroportit të Kopenhagenit, duke detyruar pezullimin e të gjitha ngritjeve dhe uljeve për rreth katër orë, nga ora 20:30 deri në 00:30 sipas orës lokale.
Si pasojë, rreth 20,000 pasagjerë u prekën nga vonesat, ndërsa të paktën 35 fluturime u devijuan në aeroporte të tjera, sipas të dhënave nga Flightradar24.
Një situatë e ngjashme u raportua edhe në Norvegji, ku Aeroporti i Oslos u mbyll rreth orës 00:00 sipas kohës lokale, pasi u vëzhgua një dron pranë hapësirës ajrore të aeroportit.
Fluturimet u devijuan në aeroportet më të afërta, ndërsa normalizimi i situatës ndodhi rreth orës 04:30.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
