
Dhunë në Stuttgart, arrestohen 59 tifozë të PSG-së

Policia gjermane ka arrestuar 59 tifozë të klubit francez Paris St Germain përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve në VfB Stuttgart, duke ndaluar përleshjet e mundshme me tifozët vendas.
Klubi gjerman pret PSG-në në ndeshjen e fundit të fazës së ligës me të dyja skuadrat në garë për një vend në play-off që mund të çojë në 16-shen e fundit.
Policia tha se ishte vënë në dijeni se kishte përleshje të planifikuara në Shtutgart dhe tifozët francezë u arrestuan ndërsa ata do të qëndrojnë në paraburgim deri të enjten, një ditë pas ndeshjes, për të mos shkaktuar telashe në turmë.
“Përmes hetimeve intensive dhe në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Parisit, huliganët francezë u gjetën në stacionin kryesor të trenit dhe në hotele të ndryshme në Shtutgart”, tha policia e qytetit në një deklaratë.
Les supporters du PSG sont ́ ce soir à Stuttgart. ❤️
— BeFootball (@_BeFootball) January 29, 2025
Gjithsej 47 mbështetës të Shtutgartit, të konsideruar nga autoritetet si me rrezik të lartë, janë ndaluar nga qendra e qytetit.
-
Tërhiqet Trump, heq bllokimin e financimeve nëpër botë!
29 Janar, 20:31 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128