Dhunoi motrën e tij, përfundon në pranga 26-vjeçari në Rrëshen

7 Dhjetor 2025, 14:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi motrën e tij, përfundon në pranga 26-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se i ka shkaktuar viktimës dëmtime të lehta, për të cilat është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet.

Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore mbi rastin.

Po ndodh...

ide