
Djali i presidentit të SHBA tur vizitash në vendet e ish-Bllokut Lindor, Vuçiç: Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhë të shkurtër kohe. Herën e fundit ai ishte në 11 mars.
Vëtë Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe ushqimin që do të hanë së bashku në një darkë posaçërisht për Donald Trump Jr.
“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Ndalesa e Trump Jr. në Serbi është pjesë e një turneu më të gjerë në Evropën Lindore që përfshin vizita në Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari.
Ai ka ndërmarrë këtë tur në kuadër të nismës “Vizioni i Trump për Biznesin” dhe synon të bindë vendet që të zgjedhin SHBA-në në vend të Kinës për të bërë biznes.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128