
"Do të ofrojmë shërbim dixhital ndaj klientit"/ Sky News do të shkurtojë 2 mijë vende pune dhe do të mbyllë 3 qendra shërbimi në Angli

Grupi britanik i medias 'Sky News', njoftoi sot se po shqyrton shkurtimin e rreth 2000 vendeve të punës dhe mbylljen e tre qendrave të shërbimit ndaj klientit, nga dhjetë që ka në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e një plani ristrukturimi.
"Ne do të ristrukturojmë kompaninë tonë për të ofruar një shërbim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më dixhital ndaj klientit," tha një zëdhënës në një deklaratë për AFP.
Këto 2000 vende pune përfaqësojnë 7% të punonjësve të grupit që është i specializuar në prodhimin dhe transmetimin e programeve televizive. Grupi është në pronësi të Comcast amerikan dhe ka 24 milionë klientë në gjashtë vende evropiane, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë.
Kompania merr 25 milionë telefonata nga klientët e saj evropianë çdo vit dhe ky numër do të ulet në vitet e ardhshme, sipas Sky News, që i përket grupit.
Qendra e re e shërbimit ndaj klientit
Kompania vlerëson se, megjithëse disa klientë do të vazhdojnë të telefonojnë për të folur me një specialist kur hasin një problem teknik, shumica dërrmuese do të preferojnë të bëjnë gjëra të thjeshta, të përditshme, si pagesa e faturës ose rinovimi i kontratës, në mënyrë dixhitale, përmes një aplikacioni ose shërbimi mesazhesh.
Grupi gjithashtu planifikon të investojë disa milionë paund në një qendër të re shërbimi ndaj klientit në Livingston, Skoci. Kompania kishte njoftuar tashmë vitin e kaluar se do të shkurtonte 1000 vende pune në MB, sepse kalimi nga shërbimet satelitore në dixhitale do të thotë se ajo ka nevojë për më pak teknikë të kualifikuar.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128