Donald Trump: Nëse është e nevojshme, SHBA do të përforcojë ushtarakisht Poloninë, trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend

Presidenti i SHBA-v, Donald Trump, deklaroi se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Poloni, duke shtuar se është i gatshëm të rrisë praninë ushtarake amerikane në vend, nëse kjo i kërkohet nga autoritetet polake.
Trump i bëri komentet të martën në Zyrën Ovale gjatë takimit me homologun e tij polak, Karol Nawrotski, në Shtëpinë e Bardhë.
“Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Poloninë të mbrojë veten,” tha Trump, duke nënvizuar se trupat aktuale do të mbeten në vend dhe se vendimi për rritjen e tyre do të merret së shpejti. “Do ta dimë në dy javët e ardhshme se sa të mira janë marrëdhëniet me Rusinë,” shtoi presidenti amerikan.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur administrata Trump ka sinjalizuar më parë synimin për të zvogëluar numrin e trupave amerikane në Evropë, por duket se Polonia është një përjashtim, për shkak të pozicionit të saj strategjik dhe marrëdhënieve të ngushta me Uashingtonin.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se do të diskutojë me Naërotskin mbi tregtinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët gjatë vizitës së tij në SHBA.
Në të njëjtën konferencë, Trump komentoi edhe për paradën ushtarake të organizuar në Kinë, të cilën e quajti “një ceremoni të bukur”, por theksoi se kishte një mungesë të dukshme në fjalimin zyrtar të liderit kinez.
“Presidenti Xi është një mik i imi. Mendova se ishte një ceremoni shumë mbresëlënëse. Por, Shtetet e Bashkuara duhej të ishin përmendur, sepse ne e ndihmuam Kinën shumë,” tha Trump.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

