Dorëheqja e Justin Trudeau, reagon Donald Trump: Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të i SHBA

Dorëheqja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau si lider liberal vjen vetëm dy javë përpara se Donald Trump të marrë detyrën si president i SHBA, i cili ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa 25% për të gjitha importet nga Kanadaja, raporton CBC.
Trudeau tha se ai do të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, ndërsa ky vendim është komentuar edhe nga Trump, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”.
“Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vuajnë më nga deficitet dhe subvencionet masive tregtare që Kanadasë i duhen për të qëndruar në këmbë. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen,” tha Trump në postim.
“Nëse Kanadaja do të bashkohej me SHBA-në, nuk do të kishte tarifa, taksat do të uleshin shumë dhe ato do të ishin TË SIGURTUARA nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë Kombi i madh do të ishte!!!”, përfundoi postimin e tij, Trump.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


