Vetëm pse gënjeu në polici për një telefon të humbur 12 vjet më parë, dorëhiqet ministrja në Britani

30 Nëntor 2024, 12:44 / BOTA ALFA PRESS

Vetëm pse gënjeu në polici për një telefon të

Sekretarja britanike e Transportit, Louise Haigh është dorëhequr nga detyra. Sipas medieve britanike ajo u deklarua fajtore për raportim të rremë në polici për vjedhjen e celularit të saj në vitin 2013.

Në letrën e saj të dorëheqjes drejtuar kryeministrit Keir Starmer, ajo e përshkroi incidentin si një “gabim” dhe shtoi se vazhdimi në këtë post mund të bëhet një “shpërqendrim” nga prioritetet e qeverisë shkruan Skynews.

Haigh, e cila në atë kohë ishte 24 vjeçe, fillimisht e raportoi telefonin e saj si të vjedhur pasi ishte kishte rënë pre e një grabitjeje një natë në Londër. Por ajo zbuloi më vonë se pajisja ishte ende në shtëpinë e saj.

Po ndodh...