Dronët në SHBA/ Mijëra raportime nga qytetarët e frikësuar, flet Sekretari për Mbrojtjen:Nuk ka asnjë...

16 Dhjetor 2024, 17:50 / BOTA ALFA PRESS

Dronët në SHBA/ Mijëra raportime nga qytetarët e

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën në mbrëmje se qeveria federale vazhdon të hetojë pamjet e raportuara të fundit të dronëve, por shtoi se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj ose aktivitet kriminal. Në një intervistë në ABC News, Mayorkas gjithashtu kërkoi që Kongresi t'i jepte qeverisë federale autoritet të zgjeruar dhe për të paaftësuar dronët.

"Në shtator të vitit 2023, Administrata Federale e Aviacionit, ndryshoi rregullat në mënyrë që dronët të mund të fluturonin natën. Dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse tani njerëzit po shohin më shumë dronë sesa më parë, veçanërisht nga agimi deri në muzg. Ky është realiteti.

Unë dua të siguroj publikun amerikan se ne jemi duke u marre me ketë, ne po punojmë në koordinim të ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale. Njwkohwsisht është e rwndwsishme për ne që të marrim nga Kongresi kompetenca shtesë për të adresuar situatën me dronët. Autoritetet tona aktualisht janë të kufizuara",-është shprehur Mayorkas.
Në aeroportet në veri lindje është dhënë alarmi për kujdes nga autoritetet pasi objektet fluturuese mund të përshihen në ngjarjë në hapësira ajrore të palejuara. Ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie tha se një vakum informacioni mbi pamjet e dronit ka krijuar hapësirë ​​për teori konspirative.

 

Po ndodh...

ide