
“Duhet garancia e SHBA për Ukrainën”, Starmer: Vendosja e trupave britanike e franceze frenon Rusinë


Kryeministri britanik Keir Starmer ka paralajmëruar se Vladimir Putin mund ta pushtojë sërish Ukrainën nëse Shtetet e Bashkuara nuk japin garanci sigurie në marrëveshjen e paqes.
Deklaratat Starmer i ka bërë gjatë udhëtimit për bisedime kritike me Donald Trump në momentin më të pasigurt për stabilitetin evropian në dekada
“Garancia e sigurisë duhet të jetë e mjaftueshme për të penguar Putinin të vijë përsëri, sepse shqetësimi im është nëse do të ketë një armëpushim pa ndalim, kjo thjesht do t’i japë atij mundësinë të presë dhe të vijë përsëri, sepse ambicia e tij në lidhje me Ukrainën është shumë e qartë për të gjithë për t’u parë”, tha Starmer.
Starmer foli sërish për mundësinë e vendosjes së një force paqeruajtëse të udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Franca e të mbështetur nga SHB në Ukrainë.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të shmangur që Rusia ta zhysë Europën në një tjetër luftë.
Megjithatë një gjë e tillë duket e vështirë, pasi vetëm një ditë më parë presidenti amerikan Trump tha se nuk do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe se një gjë të tillë do t’ia vendosë si detyrë Europës.
Vizita e shefit të qeverisë së Londrës në Uashington vjen vetëm dy ditë pas takimeve që Macron zhvilloi me Trump.
Një ditë më pas do të jetë vetë presidenti Zelensky ai që do të mbërrijë në shtëpinë e bardhë për marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet e rralla dhe burime të tjera natyrore.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128