Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

17 Nëntor 2025, 21:57 / BOTA ALFA PRESS

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

Tre banesa u shembën në zonën e Cormons, pranë Gorizias në Itali, pas reshjeve të dendura të natës së kaluar.

Zjarrfikësit italianë konfirmuan se shembjet dyshohet të jenë shkaktuar nga rrëshqitja e dheut e provokuar nga stuhitë e fuqishme që kanë goditur rajonin.

Sipas autoriteteve, vijojnë kërkimet për dy persona të zhdukur: një të mitur dhe një grua të moshuar. Nga rrënojat është nxjerrë i gjallë një person tjetër, ndërsa terreni i paqëndrueshëm e vështirëson ndjeshëm operacionin.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Quirin Kuhnert, 32 vjeç, shtetas gjerman, u gjet nga zjarrfikësit. Ai u rrëmbye nga rrëshqitja e dheut që goditi banesën e tij në Brazzano di Cormons, vetëm pak kilometra larg zonës së shembjeve.

Stuhitë intensive në provincat e Udines dhe Gorizias kanë shkaktuar përmbytje, bllokim rrugësh dhe izolim të disa zonave.

Po ndodh...

ide