Dyshohet se po planifikonin një sulm xhihadist, arrestohen tre vajza të reja në Paris

8 Nëntor 2025, 16:37 / BOTA ALFA PRESS

Dyshohet se po planifikonin një sulm xhihadist, arrestohen tre vajza

Tre gra të reja, rreth moshës 20 vjeç, të cilat u arrestuan në tetor në Paris, akuzohen se po planifikonin një “sulm xhihadist”, sipas mediave franceze që citojnë Prokurorinë Franceze Antiterroriste.

“Tre gra të dyshuara për këtë vepër janë vënë në paraburgim,” thanë burime nga Prokuroria, duke sqaruar se “një plan sulmi u parandalua gjatë vjeshtës.”

Sipas gazetës Le Parisien, njëra prej të arrestuarave dyshohet se kishte publikuar përmbajtje me përmbajtje xhihadiste në një llogari TikTok me rreth 20 mijë ndjekës dhe kishte vepruar si udhëheqëse e grupit.

Gazeta shton gjithashtu se të tre gratë diskutonin në internet plane për akte të dhunshme, duke përmendur një sallë koncertesh ose një bar në Paris si objektiva të mundshëm, dhe për këtë qëllim mësohet se ishin takuar në Lion.

Po ndodh...