E bujshme/ Gazetari i njohur izraelit: Administrata Trump po negocion me qeverinë Rama, për të sjellë në Shqipëri 100 mijë palestinez!
27 Janar 2025, 21:14 / POLITIKË

Një nga personalitet e gazetarisë izraelite Amit Segal, ka njoftuar në rrjetin social X se admnistrata Trump është duke biseduar me qeverinë shqiptare për të dërguar në vendin tonë 100 mijë palestinezë që jetojnë aktualisht në Gaza.
Ai shkruan se ndërkohë që që Egjipti dhe Jordania e kanë refuzuar këtë plan për të marrë 100 mijë palestinez, Shqipëria dhe Indonezia janë aktualisht opsionet më të mundshme.
Postimi i plotë
Ndalesa tjetër - Shqipëria?
Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme./Alfapress.al

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


