
Elon Musk: Në të ardhmen, do ketë më shumë robotë se njerëz në botë

Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës së investimeve në Riad përmes një video. Ai shprehu optimizëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por vuri në dukje se ka një shans 10 deri në 20 për qind që gjërat të shkojnë keq dhe përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se AI mund të përbëjë një “kërcënim ekzistencial”, sipas Bloomberg.
Sipas Musk, sistemet e Inteligjencës Artificiale janë dhjetë herë më të mirë sesa ishin në 12 muajt e mëparshëm dhe “ndoshta në një ose dy vitet e ardhshme” ata do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që njerëzit mund të bëjnë.
Elon Musk njoftoi se kompania e tij SpaceX do të nisë anijen kozmike Starship në Mars pas dy vjetësh dhe se anija kozmike do të ketë një ekuipazh njerëzor për katër vjet.
-
Kupa e Gjermanisë, Leverkusen nuk fal, fitore e thellë
29 Tetor, 19:56 -

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128