Erdogan: Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të Gazës dhe të kompensojë dëmet!

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin malajzian, Anwar Ibrahim në kuadër të vizitës së tij institucionale në Malajzi, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të Gazës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara.
“Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara” tha ai
Erdogan theksoi se krijimi i një shteti të pavarur palestinez mbetet “thelbësor”.
Në lidhje me kontributin që vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindoremund të ofrojnë mbështetje për popullin palestinez, presidenti turk tha:
“Çfarë lloj mbështetjeje mund të japim në aspektin e ndihmës apo të parave? Kjo nuk është diçka që Malajzia apo Turqia mund ta bëjnë të vetme. Por nëse të gjithë anëtarët e ASEAN-it bashkojnë forcat, mendoj se ne mund të bëjmë pjesën tonë.” shtoi kreu i qeverisë turke.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

