
Sulmet vdekjeprurëse në Kiev, Zelensky: Janë një realitet i përditshëm! Presioni i shtuar ndaj Moskës është i nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “vendime të reja dhe presion i shtuar ndaj Moskës janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”.
Presidenti ukrainas shtoi se “këto sulme janë një realitet i përditshëm”, ndërsa bëri thirrje për sanksione më efektive kundër Rusisë pasi armët e përdorura kundër vendit të tij përdorin pjesë të huaja.
“Çdo boshllëk që i lejon ata të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet”, theksoi Zelensky.
Kujtojmë se Arabia Saudite do të presë më shumë bisedime për paqen sot dhe të hënën me delegacione nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja që pritet të marrin pjesë të gjithë, edhe pse jo në të njëjtën kohë.
Ekipi i Ukrainës do të takohet fillimisht me delegacionin amerikan të dielën në mbrëmje, tha një anëtar i delegacionit ukrainas për AFP.
Ekipi amerikan do të takohet më pas me homologët e tyre rusë në Arabinë Saudite të hënën.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128