Çfarë po ndodh? Gjermania po vendos forca speciale në Baltik

14 Tetor 2024, 23:20 / BOTA ALFA PRESS

Çfarë po ndodh? Gjermania po vendos forca speciale në Baltik
Ministria e Brendshme gjermane do të vendosë përgjithmonë një njësi taktike policie në portin Neustadt të Detit Baltik për të siguruar një përgjigje të shpejtë ndaj çdo sulmi të mundshëm në “infrastrukturën kritike”.

Siç shkruan e përjavshmjagjermane Der Spiegel, duke cituar burime në sektorin e sigurisë, kjo lëvizje e Gjermanisë dyshohet se është një reagim ndaj shpërthimit të gazsjellësit Nord Stream në shtator 2022, kur u tregua se ekzistonte rreziku i sabotimit.

Divizioni kundër terrorizmit GSG 9 i Policisë Federale Gjermane ka një njësi detare GSG 9/2 e cila ka zhytës të trajnuar posaçërisht në radhët e saj dhe është e pajisur me skafe, si dhe mund të operojë edhe nga anijet e Policisë Federale të vendit.

Ministria nuk konfirmoi hapur informacionin për vendosjen e njësive, duke deklaruar se nuk mund të jepte të dhëna specifike për vendndodhjet e vendosjes së GSG 9 për arsye taktike.

“Duke marrë parasysh kërcënimet aktuale nëpërmjet akteve të sabotimit kundër infrastrukturës kritike ose sulmeve terroriste, aftësia për t’iu përgjigjur shpejt një krize është e rëndësishme,” u tha gazetarëve një zëdhënës i ministrisë.

Përfaqësuesja rajonale në shtetin gjerman të Schleswig-Holstein, Bettina Hagedorn, tha për mediat se vendimi është marrë të mërkurën.

“Në Neustadt, policia federale ka portin e saj ku ka katër anije 86 metra të gjata të destinuara për situata emergjente që GSG 9 mund t’i përdorë në rast se nevojiten”, tha deputeti Hagedorn.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128