FBI bastis shtëpinë e reperit më të famshëm në Los Angelos dhe Majami! Në pranga vihen fëmijët e tij

Shtëpitë e reperit Sean Diddy Combs i njohur ndryshe dhe si Puff Daddy, u bastis nga agjentët e FBI-së ditën e djeshme në Los Angelos dhe Majami.
Kjo bastisje u krye si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual, sipas Fox News . Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së. Ata gjithashtu pretenduan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago.
Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç, të cilët u vunë nën prangat e policisë. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment dhe tjetra është në pronësi të vajzës së tij raportoi Fox. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.
Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër reperit të famshëm dhe milioner, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj tij dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.
????#BREAKING: Homeland Security are Raiding Rapper Sean Diddy' Combs Homes in Los Angeles and Miami in Federal Sex Trafficking Probe⁰
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 25, 2024
????#LosAngeles | #California
Currently, Homeland Security, along with federal agents and other law enforcement, are conducting raids at the homes… pic.twitter.com/MsndtBWpe9
-
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2024
26 Mars, 07:12 -
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 26 mars
26 Mars, 07:06
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


